Mos prit deri sa "AI të bëhet i gatshëm për Shqipërinë". Ai është gati që sot. Problemi është që shumica e avokatëve provojnë një prompt të dobët, marrin një rezultat të dobët, dhe heqin dorë.
Këto 10 prompt-e janë nxjerrë nga Pako AI për Avokat — 50+ prompt-e të testuara me avokatë realë në Shqipëri dhe Kosovë. Zëvendëson tekstin në [kllapa] me të dhënat e tua dhe kopjon në ChatGPT, Claude ose Gemini.
1. Hartimi i një kontrate qiraje
"Je avokat me 15 vjet eksperiencë në të drejtën civile shqiptare. Hartoni një kontratë qiraje banimi në shqip për një apartament në [qytet], [adresë]. Qiradhënësi: [emri], qiramarrësi: [emri]. Qiraja: [shuma] L/muaj. Afati: [muaj] muaj. Përfshini klauzola për: depozitën, përfundimin e parakohshëm, riparimet, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Përdorni terminologjinë e Kodit Civil të Shqipërisë."
2. Përmbledhje vendimi gjyqësor
"Më poshtë është një vendim i Gjykatës së Apelit. Përmblidhe në shqip në 5 pika kryesore: (1) palët, (2) çështja, (3) argumentet kryesore, (4) vendimi, (5) implikimet për një rast të ngjashëm. Mbaj gjuhën juridike por të qartë. [NGJIT VENDIMIN]"
3. Përgatitje për një seancë gjyqësore
"Po përfaqësoj [klientin] në një çështje [tip i çështjes] kundër [pala kundërshtare]. Faktet kryesore: [përmbledhje]. Më ndihmo të përgatis: (a) 3 argumente kryesore, (b) 5 pyetjet që pres nga gjyqtari, (c) 5 dobësitë e rastit tonë që pala tjetër mund t'i shfrytëzojë. Përgjigju në shqip."
4. Email follow-up për klient që nuk përgjigjet
"Shkruaj një email në shqip për klientin [emri], të cilit i kemi dërguar një ofertë shërbimi [data] për një çështje [tipi] dhe nuk është përgjigjur. Toni: profesional, jo i mërzitur, me një CTA të qartë. Maksimumi 100 fjalë."
5. Draft kërkesë-padie
"Hartoni një kërkesë-padi në shqip për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor [qyteti]. Paditësi: [emri]. I paditur: [emri]. Objekti: [përshkrim i shkurtër]. Faktet: [përmbledhje]. Përfshini: rrethanat faktike, bazën ligjore (citoni nenet relevante të Kodit), kërkimin konkret, dhe listën e provave. Format zyrtar."
6. Vlerësim i shpejtë ligjor
"Klienti im më pyet: '[pyetja e klientit]'. Jepma një analizë ligjore të shkurtër në shqip që përmban: (1) përgjigjja e shkurtër (po/jo/varet), (2) bazën ligjore me nene konkrete, (3) 2-3 skenarë të mundshëm, (4) çfarë informacioni shtesë më duhet nga klienti. Tregomë edhe nëse më duhet konsultim me një ekspert."
7. Krahasim ligjor me legjislacionin e BE-së
"Krahaso në shqip si trajtohet [tema, p.sh. të drejtat e konsumatorit në kontrata online] në legjislacionin shqiptar vs në Direktivën [numri] të BE-së. Strukturoje në një tabelë me kolona: aspekti, ligji shqiptar, ligji i BE-së, ndryshimi kryesor."
8. Email shpjegimi te klient
"Klienti më pyet pse çështja po vonohet. Faktet: [përshkrim]. Shkruaj në shqip një email që: (a) e qetëson, (b) e shpjegon situatën pa shumë juridiken, (c) jep një afat realist, (d) e fton në një takim. Toni: empatik por profesional."
9. Faturim me përmbledhje pune
"Më ndihmo të hartoj në shqip përmbledhjen e punës për një faturë te klienti [emri]. Aktivitete të kryera: [listo]. Orët e punës: [orët]. Shkruaje në mënyrë profesionale dhe të kuptueshme për klientin, jo si listë e thatë."
10. Përgjigje ankese ndaj Dhomës së Avokatisë
"Kam marrë një ankesë nga klienti [emri] pranë Dhomës së Avokatisë. Ankesat: [listo]. Faktet reale: [përshkrim]. Më ndihmo të hartoj në shqip përgjigjen profesionale që: (a) trajton pikë për pikë, (b) jep prova konkrete, (c) ruan tonin respektues, (d) mbron veten ligjërisht. Maksimumi 2 faqe."
Si t'i përdorësh më mirë
- Mos i merr verbërisht. ChatGPT halucinatë — verifiko gjithmonë nenet ligjore të citura.
- Mos ngarko të dhëna konfidenciale të klientit. Përdor versionin Enterprise ose Claude (që ka politikë privatësie më të rreptë).
- Iteroje. "Bëje më formale", "Shto një paragraf për X", "Pakto", "Citoje nenet" — çdo iterim e përmirëson.
Merr të 50 prompt-et e testuara në shqip
Pako AI për Avokat: 50+ prompt-e për kontrata, kërkim ligjor, padi, komunikim me klientë dhe administrim. 80 faqe PDF, 1490 L, shkarkim i menjëhershëm.
Merr Pako AI për Avokat →Ku të vazhdosh më pas
Nëse ky artikull të ndihmoi, vazhdo me faqet që i lidhin pyetjet informuese me produktet dhe kategoritë përkatëse.